Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Zajm të komunës së Klinës, pasi më herët ishte raportuar i zhdukur nga familja.
Sipas raportimeve të para, familjarët kishin kërkuar ndihmë për gjetjen e personit, ndërsa më pas ai është gjetur pa shenja jete.
Rasti është konfirmuar nga autoritetet, ndërsa njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet hetimore.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e vdekjes, ndërsa pritet që hetimet të sqarojnë më tej se çfarë ka ndodhur.







