Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është takuar me presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, në Selanik.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për zhvillimet në futbollin kosovar dhe për pozitën e Kosovës në kuadër të UEFA-s.
Sipas raportimit, Ademi ka vlerësuar se Kosova po forcon gjithnjë e më shumë pozitën e saj në familjen evropiane të futbollit, ndërsa ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me institucionin udhëheqës të futbollit në Evropë.
Takimi me kreun e UEFA-s vjen në kuadër të kontakteve të vazhdueshme mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe strukturave ndërkombëtare të futbollit.
Kosova është anëtare e UEFA-s që nga viti 2016, ndërsa ekipet dhe klubet kosovare vazhdojnë të jenë pjesë e garave evropiane.







