Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur që t’ua vazhdojnë masën e paraburgimit ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Vendimi për vazhdimin e paraburgimit është marrë një ditë para shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Veseli dhe Krasniqi, së bashku me Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin, po përballen me akuza në kuadër të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë. Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm dhe kanë mohuar akuzat ndaj tyre.
Vendimi i Gjykatës Speciale pritet me interesim të madh në Kosovë, ndërsa zhvillimet rreth këtij procesi kanë qenë në qendër të debatit publik dhe politik.







