Home > Lajme > Djali i Kadri Veselit reagon pas dënimit me 18 vjet: “Të fortë jemi, të fortë me qëndru”

Djali i Kadri Veselit reagon pas dënimit me 18 vjet: “Të fortë jemi, të fortë me qëndru”

///
Comments are Off

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë, me të cilin babai i tij u dënua me 18 vjet burgim.

Pas përfundimit të seancës, Klestor Veseli ka falënderuar përfaqësuesit e mediave që ndodheshin në Hagë dhe ka dhënë një mesazh të shkurtër.

“Të fortë jemi, të fortë me qëndru”, ka deklaruar ai.

Klestor Veseli kishte mbërritur në Gjykatën Speciale më herët gjatë ditës për ta përcjellë nga afër shpalljen e aktgjykimit ndaj babait të tij. Para hyrjes në gjykatë, ai kishte përshëndetur qytetarët e mbledhur jashtë objektit, por nuk kishte dashur të komentonte pritjet për vendimin.

Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim në aktgjykimin e shpallur më 16 shtator 2026.

Verified by MonsterInsights