Home > Ballina > Peci i del në krah Gërvallës pas kërkesës për shkarkimin e saj

Peci i del në krah Gërvallës pas kërkesës për shkarkimin e saj

///
Comments are Off

Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka reaguar pas protestës së mbajtur në Prishtinë, ku ndër kërkesat e paraqitura ishte edhe shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Peci ka thënë se protesta është një e drejtë demokratike dhe duhet respektuar, por ka kundërshtuar atë që e ka quajtur stigmatizim dhe linçim ndaj Gërvallës.

“Çdo përpjekje për stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin e Donika Jusuf Gërvallës me anën e manifestimeve të tilla, do të marrë kundërshtimin tonë më të ashpër”, ka shkruar Peci.

Ai ka theksuar se familja Gërvalla dhe vetë Donika Gërvalla përfaqësojnë, sipas tij, një pjesë të rëndësishme të historisë së sakrificës për liri.

Reagimi i Pecit erdhi pasi gjatë protestës u kërkua edhe shkarkimi i Gërvallës nga pozita e ministres së Drejtësisë.

Verified by MonsterInsights