Home > Lajme > Djali i Salih Mustafës pas vendimit të Speciales: “I padrejtë, protestat nuk ndalen”

Djali i Salih Mustafës pas vendimit të Speciales: “I padrejtë, protestat nuk ndalen”

///
Comments are Off

Skifter Mustafa, djali i Salih Mustafës – Calit, ka reaguar ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë.

Duke folur gjatë protestave që po mbahen në Prishtinë, ai ka thënë se, sipas tij, vendimi po krijon mundësi që historia e luftës të paraqitet në mënyrë të padrejtë.

“Vendimi është shumë i padrejtë. Na e dimë që këta po kryejnë shkelje të paligjshme, po e mundësojnë me rishkru historinë Serbia”, ka deklaruar ai. Këto janë pretendime dhe vlerësime të Skifter Mustafës për procesin.

Ai ka shtuar se beson në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së dhe ka falënderuar të rinjtë dhe qytetarët që po marrin pjesë në protesta.

“Besojmë në pafajësinë e tyre. Tash me të rinjtë e me krejt që po dalin në protesta, i falënderoj shumë”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Besoj se nuk kanë me u ndalë këto protesta deri të bëhet diçka”, ka deklaruar ai.

Verified by MonsterInsights