Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Andin Hoti, ka deklaruar se beteja juridike dhe diplomatike për mbrojtjen e luftës së UÇK-së do të vazhdojë edhe pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Në një reagim të tij, Hoti ka thënë se procesi për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së duhet të vazhdojë përmes rrugëve institucionale dhe diplomatike.
Ai ka theksuar rëndësinë e angazhimit të mëtejshëm në këtë drejtim, duke përmendur nevojën për koordinim dhe përfaqësim të qëndrimeve të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Deklaratat e Hotit vijnë pas vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i cili ka shkaktuar reagime të shumta politike dhe publike në Kosovë.







