Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Lipjan–Shtime, ku janë përfshirë dy vetura.
Sipas raportimeve të para, dy automjete janë përplasur në këtë aks rrugor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe Policia e Kosovës.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje të plota për numrin e personave të përfshirë apo gjendjen e tyre shëndetësore.
Policia pritet të japë më shumë informacione pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes.







