Home > Lajme > Pjetër Shala ankohet në Kushtetuese, pretendon se iu shkelën të drejtat nga Specialja

Pjetër Shala ankohet në Kushtetuese, pretendon se iu shkelën të drejtat nga Specialja

///
Comments are Off

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, duke pretenduar se i janë shkelur të drejtat e tij gjatë procesit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas portalit Jepi Zë, Shala ka ngritur shqetësime lidhur me trajtimin e tij nga Specialja dhe ka kërkuar shqyrtimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese.

Shala është dënuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë me 18 vjet burgim për krime lufte, ndërsa vendimi i tij është objekt i procedurave të mëtejshme ligjore.

Pala mbrojtëse e tij ka pretenduar se gjatë procesit janë cenuar të drejta të garantuara, ndërsa ankesa në Kushtetuese synon shqyrtimin e këtyre pretendimeve.

Verified by MonsterInsights