Home > Ballina > Zjarr i madh në një qendër tregtare në Fushë Kosovë, evakuohen punëtorët

Zjarr i madh në një qendër tregtare në Fushë Kosovë, evakuohen punëtorët

///
Comments are Off

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e së premtes një qendër tregtare në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, duke shkaktuar sasi të mëdha tymi që janë parë edhe nga pjesë të tjera të zonës.

Objekti i përfshirë nga flakët është një qendër tregtare e destinuar për lojëra dhe produkte për fëmijë.

Punëtorët që ndodheshin brenda objektit janë evakuuar me kohë, ndërsa deri në këtë fazë nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe Policisë së Kosovës, të cilat janë angazhuar në menaxhimin e situatës dhe shuarjen e zjarrit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një re të dendur tymi mbi objekt, ndërsa intervenimi i zjarrfikësve është duke vazhduar.

Shkaku i zjarrit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Informacionet fillestare kanë ngritur dyshime për një problem të lidhur me energjinë elektrike, por kjo mbetet për t’u verifikuar nga institucionet kompetente.

Po ashtu, ende nuk ka një vlerësim të plotë për dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri.

Më shumë detaje pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të intervenimit dhe ekzaminimeve në vendin e ngjarjes.

Verified by MonsterInsights