Home > Lajme > Naim Murseli kërkon ulje të dënimit, caktohet seanca për shqyrtimin e apelit

Naim Murseli kërkon ulje të dënimit, caktohet seanca për shqyrtimin e apelit

///
Comments are Off

Naim Murseli, i dënuari për vrasjen e Liridona Ademajt, ka kërkuar ulje të dënimit përmes ankesës së paraqitur në Gjykatën e Apelit.

Seanca për shqyrtimin e ankesës së tij është caktuar të mbahet më 15 tetor në Gjykatën e Apelit, ku pritet të shqyrtohen pretendimet e mbrojtjes lidhur me vendimin e shkallës së parë.

Murseli ishte dënuar me 27 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale të vrasjes së rëndë të bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

Përmes ankesës, mbrojtja ka kërkuar ndryshimin e vendimit dhe uljen e dënimit, duke kundërshtuar masën e shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, vrasja e Liridona Ademajt kishte ndodhur më 29 nëntor 2023 në Prishtinë, ndërsa rasti kishte nxitur reagime të shumta publike.

Përveç Naim Murselit, për rastin janë dënuar edhe persona të tjerë të përfshirë. Kushtrim Kokalla është dënuar me 15 vjet burgim, ndërsa Granit Plava me 13 vjet burgim.

Gjykata e Apelit pritet të vlerësojë pretendimet e palëve dhe të vendosë nëse vendimi i shkallës së parë do të mbetet në fuqi, do të ndryshohet apo do të kthehet për rishqyrtim.

Verified by MonsterInsights