E enjtja, 22 tetor, do të sjellë mot të ndryshueshëm në Kosovë, me periudha me diell, vranësira të shpërndara dhe mundësi për reshje shiu në disa pjesë të vendit.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës ato maksimale pritet të arrijnë nga 17 deri në 21 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.
Megjithëse gjatë ditës priten intervale me diell, në disa zona vranësirat mund të shoqërohen me reshje lokale shiu.
Ndryshim i motit parashikohet edhe për të premten, më 23 tetor, kur pritet shtim i vranësirave dhe mundësi për reshje shiu në pjesë të ndryshme të Kosovës.
Të premten, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të zbresin në 14 deri në 17 gradë.
Era pritet të ndryshojë drejtim, duke fryrë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.
Sipas parashikimit javor të IHMK-së, temperaturat do të mbeten relativisht të buta për këtë periudhë të vitit, megjithëse mëngjeset do të jenë të freskëta.






