Xhuliano Skuka ka mbushur arkat, por ka lënë një boshllëk të madh në skuadrën e Partizanit.
Drejtuesit e kuq janë vënë në lëvizje për të gjetur menjëherë një zëvendësues të dibranit dhe tregu i huaj duket si zgjidhja e vetme.
Christian Mba, nigeriani, i cili ka shkëlqyer në këtë sezon me fanellën e Trepçës 89, duke shënuar 10 gola në 18 ndeshje, si dhe dhuruar plot 5 asiste, pëlqehet shumë nga Partizani, që ka bërë një ofertë për Trepçën 89.
Por skuadra nga Mitrovica ka refuzuar fillimisht ngase e ka në plan të mbajë në skuadër afrikanin.