Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka konfirmuar se do ta organizojë një takim ku do të diskutohet lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Në një përgjigje për klankosova.tv, thuhet se ku diskutim do të behët në mënyrë që të avancohet integrimi i Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
“Më 31 janar, Ambasada e ShBA-së do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (ASM) në Kosovë”.
“Ne po ftojmë një grup të ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme”.
Sipas ambasadës, qëllimi i këtij diskutimi është që të avancohet mirëkuptimi i ndërsjellë në lidhje me Asociacionin, i cili është në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ne po e organizojmë këtë diskutim në përputhje me qëllimin tonë të qëndrueshëm për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë sonë të gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës”.
The post Ambasada e ShBA-së: Po organizojmë diskutim lidhur me Asociacionin për të avancuar integrimin e Kosovës appeared first on Klan Kosova.