Të paktën 17 persona janë vrarë në një shpërthim në një xhami në qytetin pakistanez Peshawar.
Shpërthimi ndodhi kur xhamia ishte e mbushur me besimtarë dhe më shumë se 90 njerëz u lënduan, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Një pjesë e ndërtesës u shkatërrua dhe zyrtarët thonë se njerëzit kanë mbetur nën rrënoja. Disa të tjerë po dërgohen në spitalet lokale.
Shkaku i shpërthimit është i paqartë.
The post Të paktën 17 të vdekur dhe 90 të lënduar pas një shpërthimi në një xhami në Pakistan appeared first on Klan Kosova.