Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri është rritur në mbi 20,000, pasi organi i Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë publikoi përditësimin e tij të fundit mbi numrin e njerëzve që kanë vdekur.
AFAD tha se numri i të vdekurve në Turqi tani është 17,134, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Media shtetërore në Siri tha se numri i të vdekurve në zonat e kontrolluara nga qeveria ishte rritur në 1,347, nga 1,262.
Më parë, grupi i mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha tha se 1,930 ishin raportuar të vdekur në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të vendit. Kjo e çon totalin e përgjithshëm në 20,411.
Ekspertët kanë thënë se shifrat e viktimave pritet të vazhdojnë të rriten në ditët në vijim.
The post Shkon në mbi 20,000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri appeared first on Klan Kosova.