Home > Uncategorized > Pogradec: Polici mbështet pas murit dhe sulmon me shpulla të riun (VIDEO)

Pogradec: Polici mbështet pas murit dhe sulmon me shpulla të riun (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Një video është siguruar nga Euronews Albania, ku një oficer policie sulmon një të ri në Pogradec.

Mësohet se polici i identifikuar si Gjergji Riza, ka ushtruar dhunë ndaj një qytetari, duke e goditur në ambientet e një pallati.

E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese dhe siç duket aty, Riza për arsye që ende nuk dihen, ka goditur me shpulla të riun.

Ndërsa nga ana e policisë nuk jepen të dhëna mbi rastin. Sipas informacioneve kofidenciale, bëhet me dije se drejtoria e përgjithshme e ka pezulluar fillimisht oficerin i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë është në drejtorinë vendore të policisë të Korçës.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

The post Pogradec: Polici mbështet pas murit dhe sulmon me shpulla të riun (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights