Home > Uncategorized > Kurti: Kemi siguruar lokacionin e projektit të energjisë diellore “Solar4Kosovo”

Kurti: Kemi siguruar lokacionin e projektit të energjisë diellore “Solar4Kosovo”

//
/
Comments are Off

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është siguruar lokacioni për projektin në vlerë mbi 60 milionë euro për energji diellore “Solar4Kosovo”.

Ai theksoi se sistemit të ngrohjes do i shtohen rreth 70 megavat, ku do të përfitojnë rreth 60 mijë banorë.

Kështu kreu i ekzekutivit kosovar u shpreh në konferencën “Kosova dhe Urbanizmi i Ri: Qëndrueshmëria, Inovacioni, Teknologjia, Qëndrueshmëria dhe Investimet”.

Tutje, Kurti tha se urbanizmi është ndër përpjekjet bashkëkohorë që në qendër të vëmendjes e ka njeriun dhe natyrën dhe shtoi se qeveria ka miratuar edhe vendimin për hartimin e planit të ri hapësinor të Kosovës, i cili sipas tij do të reflektojë në vizionin për zhvillim të qëndrueshëm.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

The post Kurti: Kemi siguruar lokacionin e projektit të energjisë diellore “Solar4Kosovo” appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights