Sonte është Prime i radhës në Big Brother VIP Kosova dhe si përherë na pret një mbrëmje e gjatë me shumë zhvillime.
Por, sonte ka festë të dyfishtë brenda shtëpisë, sepse banorët dhe të gjithë shikuesit kanë shumë për të festuar.
Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës banorët do të kenë muzikë dhe atmosferë të jashtëzakonshme brenda shtëpisë ku do ta shijojnë edhe të gjithë shikuesit.
Leonora Jakupi do të jetë artistja që do të kujdeset sonte për atmosferën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Por, kjo nuk do të jetë surpriza e vetme që do të ndodhë sonte gjatë natës Prime në Klan Kosova.
Grupi “Shamikuqet”, defatoret dhe valltaret e Ferizajt do të jenë sonte në Big Brother VIP Kosova, për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
The post Për nder të Pavarësisë së Kosovës, sonte në BBVK performon Leonora Jakupi, dhe jo vetëm (FOTO) appeared first on Klan Kosova.