Rreth 966 mijë persona kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në Bashkimin Evropian në 2022, 50 për qind më shumë se një vit më herët. Sipas agjencisë për azil të BE-së, kjo është shifra më e lartë e azilkërkuesve që nga kriza e refugjatëve më 2013.
Aty nuk përfshihen mbi 4 milionë refugjatë ukrainas që kanë marrë status të posaçëm të mbrojtjes së përkohshme nga BE-ja në marsin e vitit të kaluar. Shumica e kërkesave për azil u bënë nga sirianët, afganët dhe turqit, por numri i aplikimeve nga Ballkani Perëndimor, e kryesisht nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ka shënuar gjithashtu rritje.
Sipas raportit, rreth 4 për qind e azilkërkuesve ishin persona nën moshën madhore që nuk kishin një shoqërues. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar që nga viti 2015.
Pas më shumë se 10 vjet luftë dhe krizë ekonomike, Siria vazhdon të jetë shteti me më së shumti azilkërkues, përkatësisht janë regjistruar 132.000 aplikime për azil./A2news/
The post Numër rekord azilantësh në BE, Shqipëria kryeson listën në Ballkanin Perëndimor appeared first on Klan Kosova.