Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka shpalosur se çfarë përmban pakoja e dhjetë e sanksioneve ndaj Rusisë.
Ai ka treguar se bëhet fjalë për 121 individë dhe entitete, masa për import – eksport dhe si ndaj mediave propaganduese ruse, transmeton KlanKosova.tv.
“Ne mbesim të bashkuar në përcaktimin tonë për ta shkatërruar makinën e luftës së Rusisë”.
“Si pjesë e listës tonë janë përgjegjësit për deportimin me forcë të së paku 6,000 fëmijëve ukrainas”.
Sipas tij kjo përbën shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe konventës së Gjenevës.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Borrell shpalos përmbajtjen e pakos së dhjetë me sanksione ndaj Rusisë appeared first on Klan Kosova.