Home > Uncategorized > Nënshkruhet memorandumi i FHK-së me MKRS-në

Nënshkruhet memorandumi i FHK-së me MKRS-në

//
/
Comments are Off

Federata e Hendbollit e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) të martën e kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit.

Memorandumi është nënshkruar nga ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku dhe presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini. Presidenti Saraçini ka falënderuar ministrin Çeku dhe bashkëpunëtorët e tij për bashkëpunimin shumë korrekt.

Memorandumi përcakton shumën e përkrahjes ndaj Federatës së Hendbollit nga buxheti i shtetit.

Përkrahja bëhet në bazë të kategorizimit. Hendbolli është sporti i tretë më i ranguar në Kosovë, pas xhudos dhe futbollit.

The post Nënshkruhet memorandumi i FHK-së me MKRS-në appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights