Lionel Messi shpenzoi rreth 200 mijë euro për t’i blerë dhurata shokëve të tij të skuadrës në Argjentinë, pasi më në fund mori në dorë Kupën e Botës.
Messi bleu 35 iPhone 14 prej ari 24 karatësh për lojtarët dhe stafin. Ai i bleu ato përmes iDesign Gold, kompania që dikur i dha atij një dhuratë të shkëlqyeshme në terrenin stërvitor të Barcelonës.
Çdo telefon ishte plotësisht i personalizuar, duke shfaqur emrin dhe numrin e secilit lojtar, si dhe stemën e Argjentinës.
Celularët u dorëzuan në apartamentin në Paris, ku ai banon aktualisht dhe do të shpërndahen.
“Lionel është një nga klientët më besnikë të IDESIGN GOLD dhe ra në kontakt me ne disa muaj pas finales së Kupës së Botës, Ai tha se donte një dhuratë të veçantë për të gjithë lojtarët dhe stafin për të festuar fitoren e mrekullueshme, por nuk donte dhuratën e zakonshme të orëve. Pra, unë sugjerova iPhone të artë me emrat e tyre dhe atij i pëlqeu ideja”, tha CEO i iDesign Gold’s, Ben.
Messi fitoi Topin e Artë si rezultat dhe në fillim të kësaj jave fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s, përpara Kylian Mbappes dhe Karim Benzemas. /Klankosova.tv
The post Messi i blen iPhone 14 prej arit bashklojtarëve argjentinas, pas triumfit në Kupën e Botës (FOTO) appeared first on Klan Kosova.