Home > Uncategorized > “Nëse vdes, jam i pavdekshëm”, Ancelotti pjesë e dokumentarit historik të Real Madridit (VIDEO)

“Nëse vdes, jam i pavdekshëm”, Ancelotti pjesë e dokumentarit historik të Real Madridit (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Apple TV ka bërë dokumentarin “Real Madrid: Hasta el final”, ku dalin shumë momente që nuk janë parë gjatë sezonit të kaluar të madrilenëve.

Në këtë dokumentar janë edhe pjesët e rikthimeve të tyre të papara në Ligën e Kampionëve, deri në momentin e ngritjes së trofeut të 14-të.

Pjesë e dokumentarit është edhe trajneri Carlo Ancelotti, të cilit i është shfaqur një pjesë pas ndeshjes së çmendur me Chelsean.

“I vdekur, i vdekur, e pabesueshme, uhhh…. E pabesueshme, nëse vdes sot, jam i pavdekshëm, por çfarë atmosfere, faleminderit të gjithëve”, kishte thënë Ancelotti gjatë vitit të kaluar, por që u transmetua për herë të parë në dokumentar.

Ndeshja kishte përfunduar në favor të Real Madridit, me rezultat 5-4 në dy ndeshjet, për të kaluar në gjysmëfinale. /Klankosova.tv.

¡Lo que no viste de nuestro partido en casa contra el Chelsea la temporada pasada!
¡Descubre esto y mucho más en #RealMadridHastaElFinal!
Primer mes gratis en @AppleTVPlus: https://t.co/RIDSlhsRZz pic.twitter.com/s5xWgc5xpa

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) March 12, 2023

The post “Nëse vdes, jam i pavdekshëm”, Ancelotti pjesë e dokumentarit historik të Real Madridit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights