Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia po kthehet nga Ohri destruktive.
Kërçeli tha se nuk ka Asociacion i cili sipas tij e shkel Kushtetutën, e cenon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.
“Serbia kthehet nga Ohri, destruktive si gjithmonë. Veç kësaj radhe do e marrë edhe koston e merituar”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se aktualisht është duke vazhduar takimi trelateral në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, e ndërmjetësve evropianë, Josep Borrell e Miroslav Lajçak.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Këshilltari i Konjufcës: S’ka Asociacion që e shkel Kushtetutën – Serbia po kthehet destruktive nga Ohri appeared first on Klan Kosova.


