Home > Uncategorized > Zeqiri: Asociacioni të adresohet sa më shpejtë, e ka penguar Kosovën në plotë procese (VIDEO)

Zeqiri: Asociacioni të adresohet sa më shpejtë, e ka penguar Kosovën në plotë procese (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Ardian Zeqiri, Drejtor në Qendrën Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë, ishte i ftuar sonte në “Info Magazine”, ku foli për çështjen e Asociacionit.

Ai u shpreh se kësaj radhe ekziston një trysni shumë më e madhe ndërkombëtare dhe sipas tij, kjo është një çështje e mirë.

“Marrëveshjes bazë mbi të cilat janë duke u zhvilluar momentalisht negociatat, të cilat për dallim nga herat e kaluara, kësaj radhe janë me një agjendë dhe urgjencë jashtëzakonisht më të madhe”.

“Siç e keni parë në aneksin thuhet që brenda 30 ditëve, pala kosovare në bashkëpunim me Komisionin Monitorues të dal me një propozim konkret për marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. Kësaj radhe ekziston një trysni shumë më e madhe ndërkombëtare dhe kjo është çështje e mirë.

Zeqiri u shpreh se Asociacioni duhet të adresohet sa më shpejtë, sepse sipas tij, kjo e ka penguar Kosovën në plotë procese, përcjell Klankosova.tv.

“Unë e mbaj mend para 8 vitesh kur kemi folur për çështjen e Asociacionit dhe ja ku jemi prapë pas 8 vitesh, duke diskutuar prapë aty ku e kemi lënë para 8 vitesh. Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme për Republikën e Kosovës që çështjen e Asociacionit ta adresojë sa më shpejt që është e mundur për arsye se kjo e ka penguar Kosovën në plot procese tjera integruese dhe zhvillimore”, u shpreh tutje ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Zeqiri: Asociacioni të adresohet sa më shpejtë, e ka penguar Kosovën në plotë procese (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights