Home > Uncategorized > Xhaka flet për herë të parë pas udhëtimit në Serbi: Jam i lumtur që isha atje

Xhaka flet për herë të parë pas udhëtimit në Serbi: Jam i lumtur që isha atje

//
/
Comments are Off

Trajneri i Zvicrës, Murak Yakin, së bashku me kapitenin Granit Xhaka kanë dalë në një konferencë për shtyp para përballjes me Izraelin, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin  Evropian.

Xhaka flet për herë të parë pas udhëtimit në Novi Sad të Serbisë për ndeshjen e parë kualifikuese kundër Bjellorusisë, shkruan Blick, transmeton Klankosova.tv.

“Doja shumë të isha atje, e pamë së bashku paraprakisht dhe më në fund vendosëm që do të shkoja me të. Gjithçka kishte të bënte me sportin, kështu që jam i lumtur që isha atje dhe mund të ndihmoja skuadrën”, tha Xhaka gjatë konferencës për shtyp.

Xhaka gjithashtu u pyet në konferencë se a ka qenë ndonjëherë më në formë se tani, ku tha se këtë duhet ta gjykojnë të tjerët.

“Mendoj se as 13 vitet e fundit nuk ishin aq të këqija. Nëse kam qenë ndonjëherë më i mirë apo jo, duhet ta gjykojnë të tjerët”, potencoi ai.

“Ka gjithmonë kritika, në sportin profesionist duhet të përballesh me të. Mendoj se disa nga kritikat janë ende atje sot. Por unë jam bërë më i vjetër dhe kam mësuar të përballem më mirë me të”.

Edhe trajneri i Zvicrës, Yakin foli për Xhakën, për të cilin tha se duhet ta merr më shumë kontrollin e lojës, pasi numrin 10 në fanellë, nuk e ka për kot.

“Graniti nuk e ka numrin dhjetë për asgjë. Ai duhet të marrë kontrollin e lojës, kështu që i përshtatet edhe pozicioni në sulm”. A mundet që Xhaka të përdoret edhe në kombëtare – si në klubin e Arsenalit – në krahun e majtë? “Jo, nuk do ta vendos kurrë atje”, ka thënë Yakin.

 

The post Xhaka flet për herë të parë pas udhëtimit në Serbi: Jam i lumtur që isha atje appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights