Home > Uncategorized > Drecun, i kënaqur me fillimin e gjyqit (VIDEO)

Drecun, i kënaqur me fillimin e gjyqit (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën,  Milovan Drecun, ka thënë se shteti i tij ka “kontribuar fortë” që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ta përmendet “Ndërmarrje  e Përbashkët Kriminale” në gjykimin që nisi këtë të hënë ndaj ish-katër udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bëhet fjalë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dy ish-kryetarët e kuvendit Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

“Në fazën e kryerjes së hetimeve bashkëpunimi jonë ka qenë  shumë i mirë, ne u kemi dhënë shumë dokumentacion .Unë kam marrë falënderim personal nga zotëri Schwendiman, (David Schwendiman-ish kryeprokuror i speciales)  Pra për këtë ne shumë ju kemi ndihmuar.”,tha Drecun për televizionin publik serb (RTS)

Para një viti ishte pikërisht Milovan Drecun i cili pranoi për herë të parë publikisht se Serbia i dorëzoi Prokurorisë Speciale në  Hagë mbi 7.000 (shtatë mijë)dokumente në rastin e ZPS-së ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

The post Drecun, i kënaqur me fillimin e gjyqit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights