Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot shënon dyvjetorin që nga marrja e detyrës si e para e shtetit.
Osmani ka thënë se përgjatë këtyre dy vjetëve dhe gjithmonë i vetmi udhërrëfyes për punën e saj është vullneti qytetar dhe interesi i Republikës së Kosovës, njofton Klankosova.tv.
“Dy vite si Presidente e juaja! Si gjithnjë, i vetmi udhërrëfyes në çdo punë e veprim timin është vullneti qytetar dhe interesi i Republikës së Kosovës. Kështu do të jetë deri në fund të mandatit! Faleminderit përjetësisht për besimin!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Kujtojmë se më 2 prill të vitit 2021, Kuvendi i Kosovës me një seancë të jashtëzakonshme zgjodhi presidente, Vjosa Osmanin, me 71 vota për.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Dy vjet si presidente, Osmani: Udhërrëfyesi im ende është interesi qytetar dhe i Republikës appeared first on Klan Kosova.


