Home > Uncategorized > 21 vjeçari YouTuber qëllohet me armë teksa po xhironte një shaka

21 vjeçari YouTuber qëllohet me armë teksa po xhironte një shaka

//
/
Comments are Off

Një i ri u plagos rëndë në një qendër tregtare në Virxhinia të ShBA-së pasi tha se po regjistronte një video shakaje për faqen e tij në YouTube kur u qëllua nga një burrë që nuk ishte i kënaqur me shakanë.

Tanner Cook, 21 vjeç, qëndroi në kujdesin intensiv për disa ditë pasi një plumb i shpoi stomakun dhe mëlçinë e tij.

Sulmuesi i dyshuar është Alan Colie, 31 vjeç nga Virxhinia, i cili u akuzua të hënën dhe u caktua një mbrojtës publik.

Nga shtrati i tij në spital, Cook tha se Colie ‘nuk i tha asgjë’ përpara se ta qëllonte në stomak.

Zyrtarët arrestuan dhe akuzuan Colie-n të dielën për plagosje të rënduar me qëllim të keq, përdorimin e një arme zjarri në kryerjen e një krimi dhe shkarkimin e një arme zjarri brenda një ndërtese.

Tanner Cook

 

 

The post 21 vjeçari YouTuber qëllohet me armë teksa po xhironte një shaka appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights