Ylli televiziv Khloe Kardashian është bërë sërish pjesë e thashethemeve të shoubizit ndërkombëtar.
Ajo është duke u përfolur për një ribashkim me ish të dashurin e saj, Tristan Thompson.
Ata të dy u panë bashkë duke porositur ushqim në McDonald në Rialto të Kalifornisë, të martën.
Khloe dhe Tristan ishin bashkë që nga viti 2016, çdo herë janë përfolur për ndarjet dhe ribashkimet e shpeshta të tyre. Ata ishin ndarë përfundimisht në vitin 2019 pasi Tristan e kishte tradhtuar Khloe me shoqen e ngushtë të motrës së saj, Jordyn Woods.
Çifti thuhet se u ribashkuan sërish edhe pas vitit 2019, derisa u deklaruan se janë ndarë në vitin 2022. Ata kanë dy fëmijë bashkë një vajzë dhe një djalë.
The post Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson shihen bashkë sërish pas ndarjes së tyre appeared first on Klan Kosova.





