Home > Uncategorized > Mbappe ende synon ta fitojë Ligën e Kampionëve me PSG-në

Mbappe ende synon ta fitojë Ligën e Kampionëve me PSG-në

//
/
Comments are Off

Ylli i futbollit modern, Kylian Mbappe, e bëri të qartë se nuk ka plane ta braktisë klubin Paris Saint-Germain këtë verë, mes interesimit të vazhdueshëm nga Real Madridi.

Mbappe tha se ende ka synim që ta ngritë trofeun e Ligës së Kampionëve, me të njëjtin klub.

“Hapi tjetër? Fitimi i Ligës së Kampionëve. Unë kam qenë tashmë në finale, gjysmëfinale, çerekfinale, raundin e 16-të… Kam bërë gjithçka përveç fitores. Kjo është gjithçka që më duhet. Ku dua ta bëj? Në Paris. Unë jam parisien dhe me kontratë. Pra është PSG”, tha Mbappe.

PSG tashmë është jashtë Ligës së Kampionëve të këtij sezoni dhe pritet të shkarkojë trajnerin Christophe Galtier pas sezonit si rezultat, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.

Me Lionel Messin dhe Neymar që mund të largohen këtë verë, vendimi i Mbappes për të qëndruar në klub është një nxitje e rëndësishme.

The post Mbappe ende synon ta fitojë Ligën e Kampionëve me PSG-në appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights