Home > Uncategorized > Abazoviq nesër do të takohet me Kurtin (VIDEO)

Abazoviq nesër do të takohet me Kurtin (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, ka folur rreth vizitës së tij treditore në Kosovë të cilën e ka nisur sot.

Ai tha në Rubikon në Klan Kosova se nesër do ta takojë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

“Do ta kemi edhe një biznes forum në Aleancën Kosovare të Biznesit. Do të shkojmë edhe në universitet. Do t’i takojë me kënaqësi edhe liderët e opozitës, për ta dëgjuar edhe opinionin e tyre. Në fund do të kemi një takim edhe me kryetarin e Pejës”, tha Abazoviq.

Kreu i qeverisë malazeze gjatë vizitës do të ketë edhe në fabrikën e Prince Cafe në Pejë, ku do të pritet nga Shkëlqim Devolli, aksionar i Devolli Corporation.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

The post Abazoviq nesër do të takohet me Kurtin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights