Koreja e Veriut ka pretenduar se ka testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) me lëndë djegëse të ngurtë për herë të parë – një përparim që udhëheqësi i vendit, Kim Jong-un, paralajmëroi se do t’i bënte armiqtë e saj “të vuanin nga një frikë e pafund”.
Ushtria e Koresë së Jugut tha se kishte lëshuar raketën të enjten “me rreze të mesme ose më të gjatë” në një trajektore të ngritur nga afër kryeqytetit të Koresë së Veriut, Pheniani.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së e përshkroi atë si një raketë me rreze të gjatë veprimi, ndërsa qeveria e Japonisë tha se ka të ngjarë të kishte një rreze veprimi ndërkontinental.
Raketa fluturoi lart në një kënd të pjerrët – me sa duket për të zvogëluar rrezikun e goditjes aksidentale të vendeve fqinje – dhe besohet se ka përshkuar një distancë prej 1000 kilometrash, megjithëse ekspertët thonë se, duke fluturuar në një trajektore të rregullt, ajo mund të mbulojnë distanca shumë më të gjata.
Media shtetërore e Koresë së Veriut tha se regjimi kishte testuar një “lloj të ri rakete balistike ndërkontinentale” të quajtur Hwasung-18. Paraardhësi i tij, Hwasung-17 me karburant të lëngshëm, të cilin regjimi e testoi në mars, ka një rreze operative prej 15,000 km – aq larg sa për të arritur në kontinentin e SHBA-së.
Nisja e së enjtes shkaktoi një frikë në Japoninë veriore, ku banorëve të Hokkaido-s iu tha të mbuloheshin, megjithëse rezultoi se nuk kishte asnjë rrezik.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Koreja e Veriut lëshon për herë të parë raketë balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë appeared first on Klan Kosova.


