Home > Uncategorized > Murati: Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Kushtetuese – andaj çmimet janë më të larta

Murati: Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Kushtetuese – andaj çmimet janë më të larta

//
/
Comments are Off

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ka ndryshuar çmimi i produkteve ushqimore që importohen.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për çmimet tavan, që sipas tij, i ka ulur çmimet.

“Çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor ka rënë në 1.05 euro/litër. Çmimi i furnizimit nga importi për grurë ka rënë në 0.24 euro/kg”.

“Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese. Prandaj qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do duhej për vaj, miell e bukë”, ka shkruar Murati./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

The post Murati: Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Kushtetuese – andaj çmimet janë më të larta appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights