Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është shprehur i emocionuar për ndeshjen e kthimit ndaj Napolit, në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Pioli në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes tregoi se do të luajnë lojën që e zhvillojnë gjithmonë, pa menduar për ballafaqimin e parë.
Kuqezinjtë fituan ndeshjen e parë 1-0 në San Siro falë një goli të Ismael Bennacer, por meqenëse rregulli i golave si mysafir nuk zbatohet më, ndeshja do të shkojë në kohën shtesë nëse rezultati mbetet i barabartë brenda 90 minutave.
“Do të ishte gabim të fokusoheshim në mbrojtjen e epërsisë këtu, patjetër”, tha trajneri në konferencën e tij për shtyp.
“Napoli nuk ka humbur në shtëpi në Champions League për një kohë të gjatë, ata shënuan mesatarisht tre ose katër gola deri tani kundër skuadrave si Liverpool, Ajax, Rangers dhe Eintracht Frankfurt”.
“Ne kemi vetëm një avantazh minimal, duhet të luajmë lojën tonë si ekip dhe mendoj se e kontrollojmë topin shumë mirë kur e kemi atë. Ky do të jetë një element i rëndësishëm.
“Në të dyja ndeshjet, dhe unë përfshij ndeshjen e Serisë A, të dyja skuadrat krijuan shumë raste dhe shkaktuan probleme për kundërshtarët, kështu që kushdo që krijon më shumë do të kalojë. Napoli filloi shumë më fortë se ne në San Siro, kështu që ky është një mësim i madh dhe ne do të përpiqemi ta ndryshojmë atë nesër”.
Pas rezultateve jo të mira në Serie A në javët e fundit, trajneri Pioli u pyet nëse do të ndërronte vendin e katërt për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Ne jemi këtu për të luajtur Ligën e Kampionëve, ta marrim ndeshjet një nga një dhe kjo do të ishte një ecuri e fortë për ne. E dimë që rrugëtimi ynë ka nisur tre vjet më parë dhe mund të arrijmë në gjysmëfinale, por një sezon duhet vlerësuar në fund dhe jo gjatë”.
“Ne praktikuam penalltitë, siç bëjmë në të gjitha këto situata. Nuk kam menduar se ku ta vendos Maignan. Të dyja skuadrat janë gati nëse shkon në 120 minuta, ky është një objektiv shumë i rëndësishëm, një ndeshje delikate dhe emocionuese. Ne duhet të luajmë në nivelin më të lartë për të fituar, ne e dimë këtë, por ndihemi të aftë për ta bërë atë”.
Milani fitoi këtu 4-0 më 2 prill, por kjo ishte gjatë një proteste të tifozëve që pa turmën vendase të ulur në heshtje apo edhe duke fyer presidentin e tyre, ndërsa atmosfera do të jetë krejtësisht ndryshe këtë herë.
“Mendoj se është e mrekullueshme të luash në këtë atmosferë, kështu që do të ndezë Napolin, por do të na ndezë edhe neve”.
Pioli tregoi se Giroud do të jetë i gatshmë për nesër.
“Giroud kishte një problem të vogël në stërvitje, por ai e ka kapërcyer atë dhe është gati të luajë”.
Osimhen ishte i lënduar si në ndeshjen e parë të çerekfinales ashtu edhe në humbjen 4-0 në Serie A më 2 prill, por është gati të drejtojë sulmin e Napolit nesër.
“Ai është një sulmues kaq i fuqishëm, mbresëlënës dhe vendimtar, kështu që ne i marrim parasysh karakteristikat e tij, por në të njëjtën kohë ne kemi mënyrën tonë të të luajturit futboll dhe nuk do të largohemi nga kjo. Ne pamë në ndeshjet e mëparshme të Napolit se shumë prej tyre ka të bëjë me njohjen e momentit për të ngadalësuar dhe përshpejtuar, dhe kjo është edhe më e rëndësishme me një lojtar si Osimhen”.
Brahim Diaz ka qenë veçanërisht vendimtar me paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve.
“Mendoj se është e qartë për të gjithë të shohin se Brahimi po përmirësohet. Ai është i ri, por shumë i pjekur dhe mund të përballojë presionin, po bën shumë mirë dhe shpresoj të vazhdoj të punoj me të”, u shpreh Pioli.
Përpara takimit të parë, Pioli kishte hequr dorë nga mbrojtja me tre lojtarë dhe ishte rikthyer në formacionin 4-2-3-1. A ka ndonjë truk tjetër në mëngët e tij?
“Do të jetë ndeshja e tretë brenda pak ditësh dhe në të dyja ato të mëparshmet, secili prej nesh morëm interpretime paksa të ndryshme si për mbrojtjen ashtu edhe për sulmin. Do të ketë disa lojtarë të ndryshëm, disa pozicione të tjera që mund të shikojmë”. /Klankosova.tv.
The post Pioli: Nuk do ta mbrojmë rezultatin ndaj Napolit – atmosfera e tifozëve do ta ndezë Milanin appeared first on Klan Kosova.


