Home > Uncategorized > Zelensky viziton kufirin Ukrainë-Bjellorusi për të parë përgatitjet mbrojtëse

Zelensky viziton kufirin Ukrainë-Bjellorusi për të parë përgatitjet mbrojtëse

//
/
Comments are Off

Në vizitën e tij në kufirin veriperëndimor të Ukrainës, të përbashkët me Poloninë dhe Bjellorusinë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vëzhgoi përgatitjet e mbrojtjes që janë duke u zhvilluar, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

“Për të zmbrapsur një pushtim të mundshëm armik nga territori i Bjellorusisë, po ndërtohen barriera inxhinierike, fortifikime dhe sisteme të video mbikëqyrjes në distancë”, thuhet nga zyra e Zelenskyt.

“Nga pozicioni i postit të vëzhgimit, u demonstrua se si sistemet e vëzhgimit me video në distancë përdoren për të monitoruar vijën kufitare gjatë gjithë kohës” shtoi ai.

Zelensky shfrytëzoi rastin për të vlerësuar rolin e Shërbimit Shtetëror Kufitar në mbrojtjen e kufirit dhe qytetit Bakhmut.

“Unë e di se sa fort keni qëndruar atje, duke mbajtur Bakhmutin. Unë do të doja t’ju falënderoja ju dhe vëllezërit tuaj të armëve”, tha ai.

Kjo vizitë vjen teksa Zelensky vazhdon një turne në linjat e frontit të Ukrainës. Të martën, ai bëri një vizitë të papritur në Avdiivka, një qytet në Donetsk, në Ukrainën lindore, i rrethuar nga tre anët nga forcat ruse.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

The post Zelensky viziton kufirin Ukrainë-Bjellorusi për të parë përgatitjet mbrojtëse appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights