Home > Uncategorized > Vendosen kontejnerët për zgjedhjet e 23 prillit, i ruan policia (VIDEO)

Vendosen kontejnerët për zgjedhjet e 23 prillit, i ruan policia (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Punonjësit civil të Policisë së Kosovës, përfunduan të enjten në mesditë vendosjen e kontejnerëve në magjistralen Mitrovicë-Zveçan këtu tek rruga që të shpie në Zhazhë.

Kjo do shërbejë si një nga 13 Qendrat alternative të Votimit, që i certifikoi KQZ-ja.

Ndryshe nga tjerat, tek ajo në Koshtovë të Leposaviqit, nuk ka patrullë të forcave të rendit pasi në afërsi gjendet stacioni policor që u krijua rishtazi, në godinën në të cilën deri tashti ishte qendër votimi.

Shqiptarët që në këtë fshat janë shumicë, mirëpresin krijimin e kësaj mundësie.

26 kontejnerët për pikat e përkohshme të votimit do të përfundojnë deri të shtunën pasdite.

The post Vendosen kontejnerët për zgjedhjet e 23 prillit, i ruan policia (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights