Home > Uncategorized > KH Trepça: Sulmohemi pabesisht nga lojtarët dhe tifozët vushtrrias – Policia ishte në rolin e shikuesit

KH Trepça: Sulmohemi pabesisht nga lojtarët dhe tifozët vushtrrias – Policia ishte në rolin e shikuesit

//
/
Comments are Off

Klubi i Hendbollit, Trepça ka reaguar pas incidentit që ndodhi sot, në ndeshjen me Vushtrrinë, në kuadër të xhiros së fundit të Superligës së Kosovës.

Trepça ka thënë se është sulmuar nga lojtarët, tifozët dhe madje siç thonë, edhe nga anëtarë të kryesisë së klubit vushtrrias, transmeton Klankosova.tv.

Ata thonë se këtë rast do ta procedojnë në gjykatën kompetente për sulmin fizik ndaj lojtarëve të tyre.

“Sulmohemi pabesisht nga lojtarët, tifozët dhe madje edhe anëtarë të kryesisë së klubit vushtrrias. Policia ishte prezente, por fatkeqësisht thuajse në rolin e shikuesit”, thuhet në reagim.

“Do të procedojmë në gjykatën kompetente sulmin e realizuar fizik ndaj lojtarëve tanë”.

Hendboll, rrahje masive mes lojtarëve të Vushtrrisë dhe Trepçës (VIDEO)

The post KH Trepça: Sulmohemi pabesisht nga lojtarët dhe tifozët vushtrrias – Policia ishte në rolin e shikuesit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights