Philadelphia 76ers shënuan fitoren e radhës ndaj Brooklyn Nets, me rezultat 96-88, për ta vulosur serinë e raundit të parë të “Play-off”-it në 4-0.
Nets hynë në ndeshjen e së shtunës në ‘Barclays Center’ duke e ditur se vetëm një fitore do t’u jepte shpresë – por ata dështuan përsëri, edhe pse 76ers ishin në parket pa Joel Embiidin.
Nets kryesuan me tetë pikë në pjesën e parë, por u shkatërruan në çerekun e tretë dhe të katërt për t’i dhënë fund shpresave të tyre.
Më i dalluari në fitoren e 76ers ishte Tabias Harris, me 25 pikë, 12 kërcime dhe një asistim.
Philadelphia do të pushoj të paktën një javë deri sa të nisin ndeshjet e raundit të dytë të “Play-Off”-it të ligës më të fortë të basketbollit në planet – NBA. /Klankosova.tv.
12 more wins!
@cryptocom pic.twitter.com/1szA73v7Qi
— Philadelphia 76ers (@sixers) April 22, 2023
The post Philadelphia e eliminon pa pikë problemi Brooklynin appeared first on Klan Kosova.



