Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se ka qenë i pritshëm vendimi për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Sa i përket Këshillit të Evropës, ne e dinim se ata kishin një shumicë, ata kishin 33 vende dhe ne prisnim 34. E dinim që në fillim, kjo ishte e pritshme”, u shpreh Vuçiq.
Po ashtu, ai i ka falënderuar shtetet që kanë votuar kundër aplikimit të Kosovës, ose edhe që kanë abstenuar, shkruan B92, transmeton Klankosova.tv.
The post Vuçiq: Ka qenë i pritshëm pranimi i aplikimit të Kosovës për KiE appeared first on Klan Kosova.





