Home > Uncategorized > Shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale me temën “Të nxisim Inovacionin dhe Kreativitetin”

Shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale me temën “Të nxisim Inovacionin dhe Kreativitetin”

//
/
Comments are Off

Sot, në Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale u mbajt konferenca me temën “Të nxisim Inovacionin dhe Kreativitetin”, edicion i cilit këtë vit iu dedikua grave të cilat me punën e tyre të palodhshme kanë dhënë kontribut të madh në fusha dhe profile të ndryshme të pronësisë intelektuale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli për veprimet e zbatuara nga qeveria të cilat ndërhyjnë dhe ndikojnë ekonominë drejt barazisë dhe zhvillimit, teksa ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, listoi shumë nisma ligjore që MINT ka ndërmarrë në këtë drejtim, transmeton Klan Kosova.

Zëvendësministrja Daulina Osmani, në fjalën e saj tregoi për punën e MKRS-së drejt hartimit të politikave adekuate dhe përmirësimit të kornizës ligjore për mbrojtjen, promovimin dhe shpërblimin e krijuesve, e në veçanti për reformimin e kornizës ligjore dhe rregullative në fushën e të drejtave të autorit për pronësi intelektuale.

Të pranishëm në këtë ngjarje të organizuar nga MINT dhe MKRS ishin edhe përfaqësues të organizatave si dhe shumë ndërmarrës.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO

klankosova.tv

The post Shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale me temën “Të nxisim Inovacionin dhe Kreativitetin” appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights