Disa hapësira të lagjes “Kodra e Trimave” në kryeqytet tregtarët po i shfrytëzojnë për pazar tash e 15 vjet. Veçse kujdesin ndaj këtij vendi e kanë tejet të vogël.
Ata po i lënë mbetjet e shpezëve aty. Banorët e kësaj pjese të Prishtinës po frikësohen se për shkak të kësaj do të mund të përballen me ndonjë sëmundje, njofton Klan Kosova.
Derisa thonë se pas këtyre mbetjeve po bëhet edhe grumbullimi i qenve endacakë e që kjo po shkakton panik për fëmijët.
Nga Komuna e Prishtinës thonë se nuk janë në dijeni për një veprimtari të tillë të vazhdueshme në këtë zonë të kryeqytetit, derisa treguan se inspektorët do të dalin më shpesh në terren për të kontrolluar.
Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, treguan se i kanë kërkuar autoriteteve komunale rregullim ligjor të tregtimit të kafshëve e që sipas tyre këta të fundit ende nuk kanë filluar diçka rreth kësaj.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Banorët e Kodrës së Trimave ankohen në tregtarët e shpezëve që nuk i largojnë mbetjet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.





