“Para se të vijojmë me planin B duhet ti shkojmë deri në fund atij A”
Kështu deklaroj së fundi presidenti i Federatës braziliane të futbollit, Ednaldo Rodrigues, kur u pyet për përzgjedhësin e radhës të kombëtarës së Brazilit.
Edhe pse Rodrigues nuk foli me emra, por plani “A” i tij është Carlo Ancelotti.
Vet trajneri italian e kishte zbuluar para medieve oferten e Brazilit duke deklaruar se dëshira e tij është të mbetet te Real Madridi.
“Carlito” ka kontratë me madrilenet edhe për sezonin tjetër.
Megjithatë një e shkëputje e bashkëpunimit para kohe është i mundur në rast se Reali e mbyll sezonin pa asnjë trofe të fituar.
E Federata braziliane do ta mësoj fatin e Ancelottit më së largu më 25 maj, atëherë kur sezoni aktual do të jetë nga fundi, me shpresën që më pas do të marrin një “Po” nga trajneri i suksesshëm italian.
The post Brazili do ta pres deri më 25 maj përgjigjen e Ancelottit appeared first on Klan Kosova.





