Home > Uncategorized > Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

//
/
Comments are Off

28 prilli shënon Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Në këtë ditë zakonisht mbahen aktivitete dhe fushata ndërgjegjësimi me qëllim përqendrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet në vendin e punës.

Sindikatat po ashtu përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave nga aksidentet dhe trajtimi jo i duhur në punë.

Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë është një pjesë integrale e Strategjisë Globale mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e drejtuar nga ILO, e cila promovuan krijimin e një sigurie globale parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të gjithë aktorëve.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights