Një person është arrestuar në Junik, pasi i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në ajër.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të armës së zjarrit.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Junik: Arrestohet një person, dyshohet se gjuajti me armë zjarri në ajër appeared first on Klan Kosova.



