Home > Uncategorized > Rrjedhja misterioze e gazit vret 11 persona në qytetin indian

Rrjedhja misterioze e gazit vret 11 persona në qytetin indian

//
/
Comments are Off

Të paktën 11 persona kanë vdekur si pasojë e një rrjedhje gazi në veri të Indisë.

Gra dhe fëmijë janë mes atyre që vdiqën në qytetin port të Ludhiana në shtetin Punjab. Disa persona u gjetën pa ndjenja në shtëpitë e tyre.

Zona u mbyll dhe banorët u evakuuan pas shumë vështirësive të raportuara në frymëmarrje. Katër persona janë duke u trajtuar në spital.

Burimi i rrjedhjes nuk është i qartë deri më tani. Një zyrtar sugjeroi se gazi mund të jetë përhapur nga pusetat, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Një ekip nga Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Fatkeqësive është dërguar në vendngjarje, në zonën Giaspura të Ludhiana. Aty pranë ka fabrika./Klankosova.tv/.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Rrjedhja misterioze e gazit vret 11 persona në qytetin indian appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights