Paris Saint Germain është mposhtur midis Parkut të Princave nga skuadra Lorient në kuadër të javës së 33-të në kampionatin francez Ligue 1.
Le Fee shënoi për Lorient pas 15 minutave lojë, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë Hakimi u përjashtua nga loja pasi mori kartonin e dytë të verdhë.
Përkundër kësaj, Mbappe barazoi pas 29 minutave, porse me dhjetë futbollistë në lojë, Parisit nuk ja deshi.
Pa përfunduar pjesa e parë Yongwa qoi topin në rrjetë për ekipin mysafir.
Parisi po shpresonte deri kah fundi i ndeshjes, porse në të 88-ën shënoi Dieng për fitoren e Lorient 3 me 1 në udhëtim te kryeqyteti francez.
Pas 33 ndeshjeve, PSG vazhdon lidershipin me 75 pikë ndërsa Lorient me këtë fitore është ngjitur në pozitën e dhjetë me 48 pikë.
The post PSG pëson keq nga Lorient appeared first on Klan Kosova.


