Home > Uncategorized > Rita Ora mahnitet nga kërcimi i 57-vjeçarit australian (VIDEO)

Rita Ora mahnitet nga kërcimi i 57-vjeçarit australian (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Është bërë virale një video e një burri duke kërcyer me shumë energji gjatë një performance të Rita Orës në një ngjarje bamirësie.

Rita po performonte këngën e saj “Praising You” në një ngjarje të Prince’s Trust në Nju Jork, kur lobisti australian Ian Smith vendosi të tregonte lëvizjet e tij të kërcimit.

Ky kërcim nuk i ka ikur artistes kosovare, e cila u mahnit nga vallëzimi i 57-vjeçarit, derisa kërkoi që ai të merrte pjesë në gjithë performancat e saj.

“Gjejeni këtë burrë, më duhet në çdo performancë timen. Më duhesh në jetën time”, u shpreh Rita, teksa e komentonte vallëzimin e 57-vjeçarit.

https://www.bbc.com/news/av/entertainment-arts-65448332

The post Rita Ora mahnitet nga kërcimi i 57-vjeçarit australian (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights