Home > Uncategorized > Kimia fantastike e Messit dhe Di Maria-s

Kimia fantastike e Messit dhe Di Maria-s

//
/
Comments are Off

Me vitë të tëra kanë qenë kundërshtar me klube, Messi si futbollist i Barcelonës e Angel Di Maria i Real Madridit.

Megjithatë, kur kombëtarja i bënte bashkë Messi e Di Maria ishin tandem i frikshëm.

Në vitin 2005 dyshja e lartëpërmendur e fitoi Kupen e Botës U20. Ndërsa, tri vjet më vonë dyshja u dekorua me medalje të artë Olimpike. Bile, në finale përballë Nigerisë, Messi kishte asistuar për golin e fitores 1-0 që e kishte realizuar pikërisht, Angel Di Maria.

Në vitin 2021, Argjentina pas 28 viteve arriti që ta fitoi Kupën e Amerikës, në ballafaqimin kundër Brazilit me rezultat minimal 1-0. Në atë sfidë, autor i golit ishte Di Maria.

E suksesin më të madh, dyshja legjendare e “La Albiceleste” e arritën së bashku në dhjetor të vitit 2022 kur u shpallën Kampion të Botës.

Në finale Argjentina e mposhti Francën vetëm pas penaltive me rezultat 4-2, pasi gjatë 120 minutave rezultati ishte i barabartë 3-3. Edhe në këtë duel gjurmë në fushë lanë Messi e Di Maria duke realizuar të dy në portën e francezëve.

Veç sukseve, dyshja ndanë së bashku edhe momente hidhërimi me kombëtare kur i kishin humbur dy finale, atë të Kupës së Botës ndaj Gjermanisë në vitin 2024 dhe Kupës së Amerikës nga Kili në vitin 2015 dhe 2016.

The post Kimia fantastike e Messit dhe Di Maria-s appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights